Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë ndër çiftet më të preferuar në showbiz-in shqiptar dhe pas ardhjes në jetë të Noah-s dashuria për çiftin është rritur akoma më shumë.
Shpesh herë i shohim mjaft aktivë në rrjete sociale të cilët na shuajnë kureshtien sado pak me disa story nga jeta e tyre private. Të gjithë jemi kuriozë sesi ja bën Fatma me Alfion “master-chef” në shtëpi dhe a ka ai një specialitet vetëm për bukuroshen e ekranit?
Përgjigjen e dhanë vetë çifti të ftuar në emisionin “Jonida’s room” nga Jonida Maliqi. Alfio u shpreh se në restorantin e ri të tij të mishit ka në menu edhe një pizza që mban emrin e moderatores së njohur dhe partneres së tij, “Pizza Fatma”. Këtë detaj sapo e kishte mësuar edhe vetë Fatma dhe ne mezi presim ta shijojmë këtë kryevepër nga Alfio. Por cilët janë ingredientët? Le të shohim intervistën në link-un më poshtë: