INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alfred Peza për pasurinë: Më sulmuan ziliqarët

Alfred Peza për pasurinë: Më sulmuan ziliqarët

Publikuar më: 18:11 16-01-2017

Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza është shprehur sot përballë mediave se është sulmuar nga ziliqarët në lidhje me pasurinë e tij dhe aksionet në një bankë private. Peza tha se mediat nuk treguan asnjë prove dhe se kjo nuk ishte një betejë morale sepse gazetarët nuk morën asnjë të dhënë. Ai tha se kjo betejë është më shumë se një betejë politike, por beteja e ziliqarëve për lekët e tij.

 “Kjo historia me mua më kujtoi një histori me një mikun tim piktor nga Shkodra që i thotë një shokt të vetë “Vendose me investu, ki kujdes se çfarë nuk do fikllosh të dëgjosh, në Shqipëri kur nuk e ke bishitin ta vënë kur e ke ta heqin”

Dhe kështu ka ndodhur edhe me mua, në një betejë me shumë se politike, foli vetëm politika dhe nuk tha asgjë, nuk tregoi asnjë letër, anjsë provë, nuk ishte asnjë betejë morale.

Sepse po të ishe betejë morale, gazetarët, ju kolegët e mi, në mos shkofshit në ILKDP, shkonit te drejtori juaj te pronari juaj dhe pyesnit sa e kishte rrogën te Shekulli, te Top Media, te Ora Neës. Pse fitonte mijëra euro”, ka thënë deputeti socialist.

Peza ka akuzuar kolegët e tij gazetarë si “ziliqarë” dhe se nuk e kanë kontaktuar në lidhje me çështjen në fjalë dhe hetimin e nisur nga ILKPD, ndonëse ai kishte bërë gati dokumentet e deklarimeve të pasurisë, të cila tha se so t’i dorëzojë në ILKDP.

“Por kjo është beteja e ziliqarëve. Zilia është një gjë që nuk e kanë shpjeguar dot as filozofë. Dhe unë i mirëkuptoj të gjithë ziliqarët. Nëse do doni dhe kjo do ishte një betejë për të vërtetën dhe moralen, ju mund të vinit të më kontaktonit mua. Kolegun tuaj për 20 vjet. Askush nuk më ka kontaktuar. Askush nuk ka kontaktuar bashkëshorten time. Dhe unë kam bërë gati dokumentet.

I kisha gati dokumentet. Pse nuk erdhi asnjë zyrtar, asnjë koleg. Do doja shum t’ua jepja këto dokumenta sot, por siç e dini ILKDP ka nisur hetimin dhe do shkoj t’i dorëzoj në ILKDP.

Unë jam një burrë 50 vjeç dhe kam, së bashku me bashkëshorten time 50 vjet që punojmë. Do doja t’ju sillja në vmendje deklaratën e Lulzim Bashës kur ishte vetëm 30 vjeç, për 4 vjet punë. Dhe jo në punë dosido, Alfred Peza kur ishte në media ishte i adhuruar nga të gjithë. Sapo hyra në politikë, ai është kështu, është ashtu”, tha Peza.

Alfred Peza ka thënë më tej se e gjithë kjo zhurmë po bëhet për të mbuluar një skandal të madh, sipas tij që ka ndodhur këto ditë në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, ku shoku i Shkëlzen Berishës ka tërhequr brenda ditës 7 milion euro “cash”.

“Po ju them që modeli im është modeli i atij njeriu që ka punuar 24 orë në 24 orë si një profesionist i zoti dhe nuk kam bërë asnjë ditë pushim. Nëse do isha ndonjë deputet i ardhur si trafikant droge, prostitutash, nuk do isha në hetim. Sepse një gjë e tillë nuk ka ndodhur, askush nga këta nuk është hetuar për sa kohë nuk zbatohet reforma në drejtësi.

Ajo që tmerron ata është liria e Alfred Pezës për të deklaruar lirshëm pasurinë. Ata që hynë me pantallona të grisura në politikë nuk i deklarojnë dot lirshëm milionat.

Por kush është krimi më i madh që ka ndodhur? Një bankë tjetër e nivelit të dytë ka dhënë brenda ditës 7 milion euro. Jo banka që jam unë. Duhet të jesh mafie që ta kuptosh se pse bëjnë zhurmë këta. Shoku i ngushtë i Shkëlzen Berishës mori 7 milion euro cash brenda ditës dhe nuk e gjen gjë.

Kjo është arsyeja pse Partia Demokratike sulmon Alfred Pezën. Se do të fshehi skandalet e djalit të Sali Berishës. Por e keni parë deklaratën e pasurisë së Djalit të Sali Berishës? Unë punoj këtu, punoj, këtu. Ky punoka! Unë kujtoja se ky ishte guidë e një blogereje për ta çuar në vende të ndryshme të botës”, përfundoi Peza.

Article Logic
Execution time: 0.0035200119018555