INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ali Ahmeti: Miratimi i Gjuhës Shqipe është çështje ditësh

Ali Ahmeti: Miratimi i Gjuhës Shqipe është çështje ditësh

Publikuar më: 15:38 17-02-2018

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se Ligji i Gjuhëve do të miratohet së shpejti. “Është çështje kohe që Ligji i Gjuhëve do të kalojë edhe leximin e tretë në Kuvend, në versionin siç është miratuar dhe pse nuk është dekretuar nga presidenti Ivanov” –deklaroi Ahmeti. Anëtari i koalicionit qeverisës bëri të ditur se do të takohet edhe me kreun e VMRO DPMNE-së, me të cilin do të bisedohet për çështje të cilat janë në interes të shtetit. “Ligji për gjuhën shqipe me sa ju dhe të gjithë opinioni është në njohuri është miratuar. Unë në një rast kamë thënë se kemi pritur 150 vite do presim edhe disa ditë. Jo unë nuk do të bëjë përpjekje për ta bindur kreun e opozitës për t’u tërhequr, ajo është një çështje dhe një strategji tjetër lidhur me këtë” – deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. VMRO DPMNE ka propozuar 35 mijë amendamente për Ligjin e Gjuhëve, me anë të të cilave partia opozitare maqedonase tenton që të bllokojë miratimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383