INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alibeaj:Durim Keçi i lirë, drejtësia është marrë peng

Alibeaj:Durim Keçi i lirë, drejtësia është marrë peng

Publikuar më: 17:52 24-01-2018

Ndërsa Partia Demokratike është duke u përgatitur për protestën e 27 janarit, opozita është duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit.

Këtë të mërkurë në një deklaratë për mediat deputeti Enkelejd Alibeaj ka denoncuar se një tjetër kriminel është jashtë sepse është mik i kryeministrit Rama.

Sipas tij qeveria mori peng Reformën në Drejtësi dhe përmes kriminelëve kryeministri ka blerë zgjedhjet.

“Një tjetër kriminel është jashtë. Durim Keçi, një nga peshqit e krimit mik i Ramës është liruar nga burgu. Me shumë mundësi nuk do të ekstradohet në Itali, ku është dënuar për trafik droge. Lulzim Basha e paraljmëroi se Durim Keçi do t’i shpëtonte drejtësisë, sepse kishte mik kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka shërbyer në çdo palë zgjedhje. Reforma në drejtësi u përdor për të çliruar nga drejtësia kriminelë si Keçi dhe të tjerë të fuqishëm që kërkohen për ekstradim në Itali. Që kur Edi Rama emëroi kryeprokurorin e përgjithshëm pa vetting dhe në kundërshtim me Kushtetutën Saimir Tahirit iu kthye pasaporta dhe ai mund të lëviz i lirë. Orest Sota u la i lirë. Trafikantëve të Xibrakës iu ul dënimi. Bashkë me lirimin e kriminelit Durim Keçi, këto janë prova sesi Edi Rama ka blerë zgjedhjet, pushtetin dhe po e mban atë duke kapur reformën në drejtësi”, tha Alibeaj duke treguar një foto të Durim Kecit me ministrin Klosin.

Article Logic
Execution time: 0.0036270618438721