INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alibeaj e quan të pavlerë dokumentin që siguroi Tahiri për pafajësinë!

Alibeaj e quan të pavlerë dokumentin që siguroi Tahiri për pafajësinë!

Publikuar më: 13:02 24-10-2017

Në një dalje për mediat nga selia blu, Enkelejd Alibeaj ka quajtur të pavlerë dokumentin, që deputeti Saimir Tahiri ka paraqitur sot.
Alibeaj tha: “Prokuroria italiane ka arrestuar Moisi Habilajn dhe kërkon anëtarët e tjerë të bandës, sepse ata e kanë kryer krimin në territorin e tyre.Por, Prokuroria e Katanias nuk mund të hetojë ish-ministrin që vepronte këtu dhe i hapte rrugën bandës. Kjo është detyrë e Prokurorisë shqiptare dhe pikërisht këtë detyrë Rama dhe Tahiri po e pengojnë duke mos pranuar arrestimin. Aktakuza e Katanias ka 1800 faqe prova përgjigme që tregojnë përfitimin direkt të Tahirit të miliona eurove nga trafiku i drogës. Çdo qytetar shqiptar do të ishte në burg me këto fakte, po jo Tahiri dhe arsyeja pse Rama e mbron është se Rama është i kapur se Tahiri nuk do të rrinte duarkryq, po do t'i nxirrte prova të aferave të tij dhe të afërmeve të tij. Ka nisur një sulm i paprecendë kundër Prokurorisë shqiptare ku dallohet këtu kërcënimi ndaj dëshmitarit për lidhjet e Tahirit me Habilajt. Rama i dha kohën e duhur Tahirit të pastronte shtëpinë dhe të zhdukte provat që e lidhin atë me trafikun e drogës.”

Article Logic
Execution time: 0.0039410591125488