INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alibeaj:Rama gënjeu, asnjë kriminel nuk është gjykuar aq sa Zagani

Alibeaj:Rama gënjeu, asnjë kriminel nuk është gjykuar aq sa Zagani

Publikuar më: 12:33 29-10-2017

Në një komunikim për mediat deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj u shpreh se Kryeministri Edi Rama ka gënjyer kur është shprehur se ish oficeri Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda.

“Rama gënjeu kur tha se Zagani është i dënuar nga Krimet e Rënda.Asnjë kriminel nuk është sulmuar kaq shumë nga Edi Rama sa oficeri Dritan Zagani. kaq mjafton për të kuptuar anën e kujt mban Rama dhe Tahiri.Sot nuk ka asnjë procedim ndaj Zaganit.Rama bëri ç’është e mundur për të penguar drejtësinë dhe për këtë arsye nuk e dorëzoi Tahirin.Hetimet italiane e kanë zhveshur të vërtetën lakuriq Edi Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim” u shpreh Alibeaj.

Pak orë më parë ishte kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili publikoi në rrjetin social Facebook vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e cila në 2014 kishte dhënë masën e arrestit me burg për Zaganin për dekonspirim të operacionit të policisë.

Më herët ka qënë kryedemokrati Basha i cili ditën e djeshme tha se ndaj Zaganit nuk ka asnjë vendim nga Gjykata.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324