INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alibeaj “sulmon” sërish: Tahiri u bë ministër i Brendshëm nga Rama si garanci për kriminelët

Alibeaj “sulmon” sërish: Tahiri u bë ministër i Brendshëm nga Rama si garanci për kriminelët

Publikuar më: 16:40 22-10-2017

Anëtari i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, Enkelejd Alibeaj ka dalë në një konferencë për shtyp pasditen e sotme lidhur me çështjen “Tahiri”.

Ai tha se provat e prokurorisë ishin bindëse por se PS e mbrojti me rudhër të Ramës Tahirin pasi në rënien e tij do merrte edhe kryeministrin. Sipas PD, Rama i dha kohë Tahirit të zhdukte provat në shtëpi dhe ministri.

“Provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit janë jo vetëm bindëse por tronditëse. PS në komisionin e mandateve me urdhër të Edi Ramës nuk e la drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë, në shtëpi dhe ministri. Pakti është që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur që të shpëtojë Rama dhe të tijtë. Tahiri në rënien e tij do të merrte me vete edhe Edi Ramën, për shkak të dëshmive dhe fakteve të rënda që ka për të.

Edhe pse drejtësia italiane solli mijëra faqe ai u mor sërish në mbrojtje nga Edi Rama. Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, sepse nuk është gjykatës. Në asnjë ligj nuk është thënë që duhet të paraqiten prova. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë.

E vërteta e Saimir Tahirit është se në dijeninë e plotë të tij me bekimin e Edi Ramës ishte kapiteni i narkoshtetit. Ai u bë ministër i Brendshëm nga Rama si garanci për kriminelët.

Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët e thjeshtë. Rama nuk e lëshon Tahirin se janë bashkëpërfitues. Rama ka rënë, është në fuqi vetëm kupola mafioze. Shqiptarët nuk kanë çfarë të presin më për të marrë në dorë fatet e tyre.”, tha Alibeaj.

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369