Duke u nisur nga ngjarjet e fundit, prej disa ditësh ka nisur lëvizja “We Are Here Movement” kundër racizmit në SHBA.
Ka qenë këngëtarja Alicia Keys ajo që ka bërë bashkë shumë kolegë e miq të saj të njohur për një video ndërgjegjësuese që e kanë quajtur “23 menyra sesi në Amerikë mund të të vrasin nëse je me ngjyrë”. Në të shfaqen Beyonce, Lenny Cravitz, Queen Latifa, Pink, Rihanna, Adam Levine apo Jennifer Hudson, duke treguar gjithsecili një nga historitë e trishta të vrasjeve të njerëzve me ngjyrë. “Eshtë koha që t’i jepet fund racizmit”, e përmbyll videon Alicia Keys, e cila i bën thirrje presidentit Obama të ndërmarrë masa sa më shpejt!