Portieri brazilian i Romës, Alisson Becker do të veshë fanellën e Realit sezonin e ardhshëm.
Sipas të përditshmes spanjolle, ‘’El Mundo Deportivo’’ Florentino Perez ka rritur ofertën nga 60 në 75 milionë euro dhe ka bindur drejtuesit e Romës që të pranojnë transferimin.
Zyrtarizimi i Alisson te kampionët në fuqi të Europës do të bëhet menjëherë sapo të përfundojë aventura e Brazilit në “Rusi 2018.
Alisson Becker ishte protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Romën, duke ndihmuar verdhekuqtë të garojnë deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.