INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Alitalia”, grevë 24-orëshe. Anulohen 60% e fluturimeve

“Alitalia”, grevë 24-orëshe. Anulohen 60% e fluturimeve

Publikuar më: 12:08 05-04-2017

Kompania ajrore italiane Alitalia ka anuluar të mërkurën 60 për qind të fluturimeve të veta për shkak të grevës 24 orëshe të sindikatës së punëtorëve në këtë kompani ajrore.

Kompania, e cila kontrollohet nga “Etihad Airways” me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se greva e së mërkurës ka detyruar anulimin e 60 për qind të fluturimeve të saj. Sipas njoftimit të kompanisë, janë duke u përdorur vetëm avionët më të mëdhenj të mundshëm në fluturimet më të ngarkuara, ndërsa më shumë se 90 për qind të pasagjerëve u janë shtyrë biletat.

Plani i shpallur muajin e kaluar, sipas grevistëve ka mungesë të theksuar besueshmërie mbi kursimet afatshkurtra, pasi nuk ekziston asnjë plan për rritjen afatgjatë të kompanisë.

Agjencia italiane e lajmeve “ANSA” thotë se qeveria është takuar me aksionerët italianë, që kontrollojnë 51 për qind të kompanisë ajrore, të cilëve u ka kërkuar të investojnë për të ndihmuar kompaninë të kthehet në gjendje të shëndetshme financiare.

Article Logic
Execution time: 0.0035288333892822