INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu foli SHQIP në Sanremo dhe si mbajti dot lotët me monologun e saj emocionues! [VIDEO]

Alketa Vejsiu foli SHQIP në Sanremo dhe si mbajti dot lotët me monologun e saj emocionues! [VIDEO]

Publikuar më: 10:38 07-02-2020

Mbrëmjen e djeshme moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën e saj për të qënë në skenën e Sanremos në rolin e prezantueses.

Alketa doli ne skenë fillimisht me një fustan rozë të Dolce Gabbana dhe për pak sekonda e bëri skenën e madhe të Ariston të fliste shqip duke përshëndetur të gjithë shqiptarët.

Alketa prezantoi krahas Amedeo dhe Georgina Rodrigues, ndërsa ra në sy elokuenca dhe shkathtësia e saj në prezantim.

Moderatorja u shfaq më pas me një fustan të kuq pas trupit të stilistit shqiptar Valdrin Sahiti ndërsa ka mbajtur në skenën e Ariston një monolog të gjatë ku tregoi historinë e shqiptarëve në përiudhen e diktaturës, përpjekjet e tyre për të ardhur në Itali për një jetë më të mirë.

Alketa, nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët duke e konsideruar këtë pjesëmarrje një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshëndentur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.

“Më vjen t’i puth të gjithë, Itali të dua. Amadeus ke bërë për ne gratë një gjë që askush nuk e kishte bërë më parë. Gratë kanë fituar në këtë festival, faleminderit për mundësinë Amadeus. Italia është unike në botë, një popull unik.

Ne kemi krijuar këtë traditën e muzikës në Shqipëri duke ndjekur modelin tuaj, por jemi 12 vite më të rinj, pasi 12 vite pas jush kemi krijuar Festivalin e Këngës. Për vite është prezantuar nga meshkuj dhe pas 50 vitesh histori iu dha mundësia një femre dhe ajo femër jam unë. Shqipëria është vendi i dytë që e ndjek më shumë këtë spektakël dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë. Kjo është pika më e lartë e karrierës sime, faleminderit Itali!”, u shpreh Alketa Vejsiu.

Gjatë monologut ajo falënderoi Italinë për gjithë çfarë ka përcjellë me muzikën, kulturën dhe artin e saj.

Në fund të monologut këngëtarja ka kujtuar një prej këngëve të Bobby Solo “Una lacrima sul viso” të cilën e këndoi në skenën e Sanremos ndërsa gjatë strofës së dytë iu bashkua edhe këngëtari Bobby Solo.

 

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377