INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu gaboi! Prezantoi këngëtaren se ka prindërit e divorcuar, por ajo e përgënjeshtron: Ndoshta e kishte për veten e saj… [FOTO]

Alketa Vejsiu gaboi! Prezantoi këngëtaren se ka prindërit e divorcuar, por ajo e përgënjeshtron: Ndoshta e kishte për veten e saj… [FOTO]

Publikuar më: 14:24 30-12-2019

Alketa Vejiu tregoi në Festivalin e 58 të Këngës se prindërit e këngëtares së re Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë janë divorcuar.

Megjithatë, kjo e fundit ka sqaruar në “Rreze Dielli” se ky lajm nuk është aspak i vërtetë.

“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Prezantuesja e prceptoi në atë mënyrë, u duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan” jam habitur nga kjo gjë”, sqaron këngëtarja.

Sara thotë se edhe pse nuk është ‘zbulim’ i Festivalit të Fundvitit, ka përjetuar emocione më të forta pikërisht në këtë kompeticion.

“Më është dukur sikur në Festival më kanë parë më shumë, sepse Festivali ndiqet edhe nga të huajt, ka më shumë interes. Edhe followers duket sikur m’u shtuan më shumë, klikime kisha më shumë te kënga e festivalit.” thotë këngëtarja.

sarab.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040278434753418