Me siguri tani të gjithë jeni familjarizuar me Xheison Baftin, vogëlushin e emisionit të Alketa Vejsiut, i cili mori vëmendjen e publikut pasi s’mund të shqiptonte dot shkronjën “k”.
“Janë shumë të mira taramelet se çokallatat të prishin dhëmbët”- ishte fjalia që e bëri Xheisonin t’i ngelë nofka ‘taramelja’.
Më herët, Alketa Vejsiu është shprehur publikisht se ka ndërmend t’i rregullojë jetën vogëlushit nga Mushqetaja, ndërsa ditën e sotme ka shkuar për t’i bërë një surprizë në fshatin ku jeton.
Në videot e publikuara në Instastory, moderatorja ka preferuar të mos e tregojë ende se për çfarë surprize bëhet fjalë, megjithatë ajo ka filmuar momente gjatë rrugës për në Mushqeta, derisa gjeti shkollën dhe shtëpinë e Xheisonit.
xheis from Vimeointv.al on Vimeo.