Alketa Vejsiu, është një ndër ikonat e televizionit shqiptar, padyshim eksperienca e saj në media e ka bërë moderatoren një ndër më të komentuarat.
Mesa duket kësaj radhe Alketa ka vendosur të vijë ndryshe, vetëm pak orë para fillimit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa ka bërë një ndryshim të papritur në pamje.
Moderatoren e kemi parë gjithmonë me flokët e gjatë, bjondë, gjithnjë të kuruar dhe të krehur.
Por sot për herë të parë pas shumë vitesh, Alketa i ka prerë flokët shkurt duke u shfaqur me një look komplet të ri.
"Të gjata apo të shkurtra?", i pyet Alketa fansat teksa tregon pamjen e re që e bën të duket edhe 10 vite më e re.
Ju si mendoni?