INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu ndryshon formatin e “LOVE STORY” dhe duket si një sfidë për “PËRPUTHEN”

Alketa Vejsiu ndryshon formatin e “LOVE STORY” dhe duket si një sfidë për “PËRPUTHEN”

Publikuar më: 16:35 27-08-2021

’Për’puthen’’ është padyshim formati ‘’reality show’’ më i ndjekur ndonjëherë në ekranet shqiptare duke thyer rekorde shikueshmërie. Ky program dashurie u pasua me një të ngjashëm nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka por nuk pati suksesin e ‘’Për’puthen’’.

‘’Love story’’ erdhi për shikuesit një herë në javë ndryshe nga ‘’Për’puthen’’ që shoqëronte shikuesit gjashtë ditë të javës.

E këtë formulë duket se ka vendosur ta ndjek edhe Alketa me Verën për të garuar me formatin e tyre të dashurisë edhe këtë sezon.

Për herë të parë, këtë vit “Love Story” do jetë poashtu çdo ditë në ekran, njëjtë si “Përputhen”.

Ndryshe nga sezoni i parë kur ishte vetëm një djalë për të cilin luftonin të gjitha vajzat pjesëmarrëse, këtë vit do të ketë edhe një vajzë, dashurinë e së cilës do duhet ta fitojë një prej djemëve në garë. Secili prej tyre do të ketë 10 djem (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037539005279541