INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu në një rrëfim ndryshe për fëmijët dhe familjen: ''Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë që kur isha 19 vjeçe!'' [FOTO]

Alketa Vejsiu në një rrëfim ndryshe për fëmijët dhe familjen: ''Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë që kur isha 19 vjeçe!'' [FOTO]

Publikuar më: 18:59 02-10-2018

Alketa Vejsiu është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme. Ajo është shpesh në kontakt me fansat nëpërmjet profilit të saj në Instagram ku ndan foto të ndryshme nga programet, por edhe nga përditshmëria, mirëpo kur bëhet fjalë për jetën private është shumë e rezervuar.

Ama ajo ka ardhur në një rrëfim ndryshe për Revistawho.com, ku ka folur për familjen e saj dhe fëmijët.

“Familja ka qenë gjithmonë gjithçka për mua. Kam bërë të pamundurën që nënës dhe babait mos t’i mungojë asgjë. Mamit dhe vëllait i bleva shtëpinë me fitimet e para në moshën 19 vjeç. Dhe Zoti më shpërbleu duke më dhënë familjen që kisha ëndërruar; dy fëmijë që janë shpërblimi më i bukur i një dashurie të madhe! Familja është gjithçka për mua!” – është shprehur Alketa Vejsiu.

Moderatorja tregoi se është përpjekur gjithmonë ta mbajë familjen e saj larg kamerave dhe profesionit të saj.

Vitet kalojnë, fëmijët rriten, kuptojnë, gjykojnë. Si e përjetojnë fëmijët të pasurit të një mamaje të famshme?

I kam mbajtur në distancën e duhur nga profesioni im; prozhektorët, kamerat, fama duke i dhënë gjithë mbështetjen të gjejnë rrugën e tyre!

A të shoqërojnë ndonjëherë në punë?

Jo shumë! Në ndonjë finale kam bërë përjashtim si tek rasti i “Peter Pan”!

A do doje të kishin një karrierë të ngjashme me tënden? Ku i sheh prirjet e tyre?

Jo, nuk ua ushqej. Të dy si prindër kemi detyrimin e madh t’i ndihmojmë të gjejnë rrugën e tyre, të zbulojnë talentin dhe pasionet! Është shumë e rëndësishme të bëjnë në jetë diçka që e duan shumë!

keta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038230419158936