Alketa Vejsiu prej shumë vitesh tashmë e shohim në ekranet tona si një nga ikonat e moderimit shqiptar.
Me një elokuencë të shkëlqyer dhe menaxhim situatash eficent duhet thënë se moderatorja ka plot aftësi për t’iu futur edhe politikës në të ardhmen.
Edhe pse disi në një mënyrë spontane këtë teori e ka hedhur i pari shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj.
Alketa ka shpërndarë një foto në rrjetin social Instagram gjatë pushimeve që po zhvillon duke përshkruar plot enntuziazëm:
“Projekte të reja po vijnë, mbushur plot avnetura”, nuk mund të mos binte në sy komenti i Albatrosit:
“Aty do jemi me kërshërinë më të madhe për atë që do të sjellësh kësaj here. Duhet të garosh për president, ka ardhur koha për një grua” – ishte komenti I tij befasues.
"I madh", i është përgjigjur Alketa me një emoji duke shkelur syrin e duke lënë të kuptohet që në të ardhmen pse jo mund ta shohim në këtë pozicion.