Jo të gjithë kanë fatin të gjejnë parajsën e tyre, dhe për më tepër ta përjetojnë atë nga afër si Alketa Vejsiu.
Prezantuesja e mirënjohur, njëkohësisht edhe sipërmarrëse e zonja, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video të shkurtër nga aventura e saj në Provence. Një zonë në jug të Francës ku Alketa duket se ka realizuar një set të veçantë fotosh me fotografen e revistës prestigjoze Vogue, Zhanna Bianca. Një oqean lavandash ku Alketa përveçse ka gjetur parajsën e ëndrrave, ka mundur të gjejë edhe lokacionin perfekt për projektin e saj të rradhës. Si gjithmonë 'class' Alketa Vejsiu në zgjedhjet e saj!