“Vendos maskën” është thirrja që moderatorja Alketa Vejsiu i ka bërë ndjekësve të saj në Instagram, në disa foto ku rrëfen edhe eksperiencën e saj personale.
Ajo e ka kaluar më herët Covid-in, por vetëm sot ka vendosur ta ndajë këtë lajm me publikun.
Alketa ka rrëfyer se është izoluar për dy javë në shtëpi, ndërsa tamponi i saj i dytë ka rezultuar negativ.
Fatmirësisht, ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i lutet të gjithëve të bëjnë kujdes për veten, pasi Covid-19 nuk është shaka.
“Coronen e kam kaluar, tamponi doli negativ para dy javesh! Qendrova 14 dite ne izolim ne shtepi. Jam mire per fat?
Kam degjuar raste vertete te renda dhe lutem cdo dite qe Zoti te mbroje njerezit afer meje dhe te gjithe shqiptaret! Corona nuk eshte shaka. Kujdesuni per veten!❤️
Falenderoni Zotin dhe Festoni cdo dite qe keni shendet dhe jeni ne jete! ?”- ka shkruar moderatorja.