Edhe pse një person publik, Alketa Vejsiu është përpjekur që jetën e saj private ta mbajë gjithmonë të tillë.
Në këtë rast është treguar e kursyer si për imazhin e partnerit , po ashtu edhe për atë të fëmijëve. Këtë zgjedhje ajo e kishte justifikuar me faktin se ata ishin shumë të shtrenjtë për t’i ndarë me të tjerët. Por duket se atmosfera e ngrohtë e Krishtlindjeve ka mundur t’ia ndryshojë deri diku mendjne. Këtë herë moderatorja ka shfaqur portretet e dy fëmijëve, vajzës Nicole dhe djalit Lionel në faqen e saj të Instagam. Pas 12 viteve martese dhe një jete private të mbajtur hermetikisht larg popullarizimit të mediave, kjo ëhstë një ‘thyerje e akullit’ për Alketën. Duket sikur kjo ëhstë dhurata që iu paraprin Krishtlindjeve, e moderatores për publikun.