INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alketa Vejsiu “thyen” akullin, rrëfen detajet nga jeta e saj që nuk i dinim më parë [FOTO]

Alketa Vejsiu “thyen” akullin, rrëfen detajet nga jeta e saj që nuk i dinim më parë [FOTO]

Publikuar më: 17:49 22-05-2017

Edhe pse një person publik, Alketa Vejsiu është përpjekur  që jetën e saj private ta mbajë gjithmonë të tillë.

Edhe pse është një person publik, Alketa Vejsiu është munduar që jetën e saj private ta mbajë gjithmonë të tillë. Nëse nuk e dini këtë, mjafton t’ju përmendim dasmën e saj nën masa të mëdha sigurie. Por Alketa tashmë ka thyer akullin dhe ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj të cilat nuk i dinim më parë.

 “Televizioni është dashuria ime e madhe profesionale, por nuk ka asnjë të krahasuar me dashurinë e familjes, me atë që unë jetoj çdo ditë. Familja është ekuilibri më i madh në jetën e çdo njeriu. Ne gjithmonë e më tepër i japim hapësirë njëri¬tjetrit për të qenë të katërt bashkë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi suksesi në televizion apo në biznes, në qoftë se fëmijët e mi nuk janë në rregull. Në përgjithësi familja ime më sheh nga ekrani. I marrin shpesh në analizë daljet e mia publike dhe më thonë gjërat e mira e gjërat që mund të bëhen më mirë. Vajzën e kam konsulente shumë të mirë sidomos. Do doja shumë që fëmijët e mi të bëhen dy njerëz të mirë, të sjellshëm dhe me këmbë në tokë. Pjesa humane është ajo që më shqetëson më tepër, aty ku fokusohet edukimi im. Pika numër dy është tekologjia. Mundohem t’i heq sa më shumë kohë të shpërdoruar me teknologjinë”, tha Alketa në 'Jo Vetëm Modë'.

“Fati më njohu me partnerin tim në moshë shumë të re. Isha vetëm 19 vjeçe e gjysmë kur e takova, dhe ishte dashuria e jetës sime. Marrëdhënia jonë është bërë më e bukur, më e fortë dhe më interesante tani që fëmijët janë një motiv shumë i madh për të bërë projekte të bukura, për të jetuar momente të lumtura. Orët e ditës dalin për t’i bërë të gjitha, edhe për të bërë sportin, edhe për të gatuar, edhe për të shtruar darka me miqtë edhe për të udhëtuar… Të gjitha mund t’i bësh. Është vetëm çështje sistemimi dhe prioritetesh.” shtoi prezantuesja.

Prezantuesja ka treguar se ka arritur të mbajë familjen e saj gjithmonë të bashkuar në festa familjare, pavarsisht se prindërit e saj janë të divorcuar.

“Rastësisë ia kam rrëmbyer shumë oportunitete që më ka dhënë. Kam qenë me fat por edhe kam ditur t’i zgjedh gjërat. Sot nëna dhe babai im kanë një raport civil absolutisht të shkëlqyer. Takohen për fëmijët e mi. Sa herë ka festa familjare ata janë bashkë. Është një bashkëjetesë shumë e shëndetshme dhe normale, sikur ata të ishin bashkë. Edhe unë gjatë gjithë jetës jam përpjekur ta mbaj të bashkuar familjen edhe pse ata fizikisht kanë qenë larg njëri¬-tjetrit." përmbylli Vejsiu.

 

Article Logic
Execution time: 0.0045661926269531