INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alkooli i konsumuar me masë i “shëndetshëm”

Alkooli i konsumuar me masë i “shëndetshëm”

Publikuar më: 14:48 15-08-2017

Alkooli është pija që ka konsumimin më të lartë gjatë kësaj stine. Por nëse konsumohet me tepricë ajo ke efekte negative ne organizëm... Por jo vetëm kaq, pasi konsumimi i madh të çon deri në humbjen e jetës. Sipas një studimi të sapo botuar nga medical neës janë raportuar disa shifra të vdekjeve të ardhura si pasojë e alkoolit.
Rreth 88 mijë persona vdesin çdo vit në SHBA si pasojë e dëmeve që shkakton në organizëm pirja në mas e alkoolit, pasi rrit me 25% rrezikshmërinë për kancer dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Por studimi tregon se nëse alkooli pihet me masë rrezikshmëria për kancer bie në 13%.
Këto janë rezultatet e publikuara nga një grup shkencëtarësh nga shkolla shëndetësore në Shandong në Kinë. Udhëheqësi i këtij studimi shprehet se konsumatorët e alkoolit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për dëmet që shkakton në organizëm pirja pa limit e alkoolit dhe çdo kush duhet të krijojë një dietë personale për ta konsumuar me masë.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824