INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alkooli rrezik që vret. 3.3 milionë vdekje në botë, shkak kanë konsumin e tij [VIDEO]

Publikuar më: 16:06 11-04-2017

Çdo vit, alkooli shkakton 3.3 milionë vdekje në mbarë botën dhe është përgjegjës për fillimin e më shumë se 230 sëmundjeve. Për të kujtuar rreziqet që lidhen me një konsum të gabuar dhe për të parandaluar problemet që lidhen me alkoolizmin, këtë vit prilli është konsideruar, muaji i parandalimit të alkoolizmit. SHBA ka dhënë alarmin për përdorimin e alkoolit tek adoleshentët. Sipas një studimi të Qendrës Kombëtare të Studimeve për Përdorimin e Drogës dhe Shëndetin në vitin 2015 në Amerikë  rreth 7.7 milionë persona të moshës 12 deri në 20 raportuan konsumim të alkoolit. Nga këta 1.3 milionë persona konsumonin rëndshëm alkoolin.  Sipas institucioneve të shëndetit publik, aksidentet, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri janë tre kategoritë që përbëjnë numrin me te larte te vdekshmërisë. Mbi 90% te rasteve direkt ose indirekt i atribuohen konsumit të alkoolit. Studimet e fundit e tregojnë alkoolin si një faktor që kontribuon "për fillimin e sëmundjeve infektive, të tilla si tuberkulozi, AIDS dhe pneumoni". Edhe Italia raporton një rritje të shifrës së personave që konsumojnë alkool nga 25.8%, në vitin 2013, në 27.9% në  vitin 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496