INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alkooli vesi i Teas? Ish-konkurrentja e 'Për'puthen': 'Pas balonit ...'

Alkooli vesi i Teas? Ish-konkurrentja e 'Për'puthen': 'Pas balonit ...'

Publikuar më: 20:32 18-03-2021

Ish-konkurrentja e 'Për’puthen' Tea Trifoni ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, e cila rrëfeu eksperiecën e humbjes në peshë falë balonit gastrik.

Ajo pranoi se përgjatë këtyre muajve ka humbur plot 15 kilogramë dhe se ka ndryshuar totalisht mënyrën e të ushqyerit.

“Kam ndryshuar totalisht mënyrën e të ushqyerit. Në fillim kisha merak dhe më pas e kuptova çfarë më bënte mirë e çfarë jo. Nuk konsumoj më brumra, as alkool, konsumoj shumë supën dhe sallatën”, tregoi ajo.

E ndërsa Bieta e pyeti se çfarë i mungon më tepër, Tea nuk ngurroi të përmendte gotën e verës.

Ajo gjithashtu zbuloi se është një amvisë e mirë dhe dhe pjata e saj e preferuar është tava me perime.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833