INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Allahu akbar”, anëtari i ISIS ther policin dhe gruan e tij në Francë

“Allahu akbar”, anëtari i ISIS ther policin dhe gruan e tij në Francë

Publikuar më: 08:09 14-06-2016

Shefi lokal i policisë në një paralagje të Parisit, është therur me thikë të hënën mbrëma para shtëpisë së tij, ndërkohë që agjencia e lajmeve e grupit Shteti Islamik, Amaq, tha se ky grup është përgjegjës për sulmin.

Bashkëshortja e policit është vrarë po ashtu brenda shtëpisë së çiftit në Magnanville, rreth 50 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit francez. Djali tre vjeçar i çiftit të vrarë shpëtoi, ndërsa policia vrau sulmuesin gjatë ndërhyrjes.

Dëshmitarët u thanë hetuesve se sulmuesi mund të jetë brohoritur “Allahu akbar” (Zoti është i madh) derisa e qëlloi policin disa herë më thike, para se të barrikadohej në shtëpinë e tij bashkë me gruan dhe të birin e të vrarit.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në vendin e ngjarjes derisa njësite e posaçme të policisë ndërhynë pas dështimit të negociatave me sulmuesin. Trupat e sulmuesit dhe gruas së policit u gjetën brenda në shtëpi.

Autoritetet ende nuk e kanë bërë të ditur identitetin e sulmuesit e as të viktimave. Prokurori i çështjes Vincent Lesclous, tha se “nuk dihet asgjë me siguri lidhur me motivet e sulmuesit”.

Article Logic
Execution time: 0.0058529376983643