Massimiliano Allegri e ka komentuar për herë të parë mundësinë për tu bashkuar me Chelsean në fund të edicionit. Trajneri italian ka thënë se janë spekulime mediatike dhe se asgjë nuk ka të vërtetë nga këto shkrime.
“Ajo që është e rëndësishme tani për mua është Juventusi. Unë nuk mund të konfirmoj as të mohoj diçka që nuk është e vërtetë. Juventusi është i rëndësishëm për mua sepse jemi në fazën vendimtare ku mendojmë të ecim drejt trofeve. Duhet të ecim përpara, kemi kupën, Seriean A dhe Ligën e Kampionëve” ka thënë Allegri.