Massimilliano Allegri u përfol si një nga trajnerët që do largohej nga Italia këtë sezon. Sukseset e shumta me Juventus, dukej se kishin ndikuar tek tekniku për të kërkuar aventura të reja. Allegri në një intervistë për “Corriere Della Sport” ka sheshuar njëherë e mirë të gjitha zërat.
Ai jo vetëm që do t’i qëndrojë besnik kontratës por i ka vendosur vetes edhe një objektiv madhor në të ardhmen duke shpresuar të jetë një lloj Fergusoni tek bardhezinjtë. Më tej ai shtoi se po përgatitet edhe libri rreth jetës së tij që pritet të dalë në treg shumë shpejt.