INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda Abazi e zhgënjyer nga DWTS! Ka diçka për të thënë që s'do i pëlqejë produksionit [FOTO]

Almeda Abazi e zhgënjyer nga DWTS! Ka diçka për të thënë që s'do i pëlqejë produksionit [FOTO]

Publikuar më: 22:20 11-06-2018

Është ndër personazhet më të preferuar në Turqi, por Shqipëeria dhe shqiptarët kanë treguar se duan dhe pëlqejnë aktoren e njohur, Almeda Abazi. Prej disa muajsh ajo prezantoi spektaklin 'Dancing with the stars'. Pak ditë më parë edhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman erdhi në Shqipëri duke e vizituar për herë të parë atdheun e partneres së zemrës. Por si duket Almeda ka dalë e zhgënjyer dhe ka diçka per të thënë që s'do i pëlqejë produksionit i DWTS.

"Dua të ndaj diçka me ju të dashur miq, ndoshta nuk ju intereson shumë, por ndjej nevojën ta ndaj. Sapo bëra check-out nga hoteli ku kam qëndruar 3 muaj në Tiranë dhe për habinë time sapo pagova shpenzimet extra pra ujin që kam pirë nga minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi dhe përfitimi, erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e Dancing With The Stars Albania, duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Nuk është problemi tek pagesa por ajo që dua të them është që jo vetëm Tolga nuk mori një mirëseerdhe, por edhe 'përcjellja' që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem shpesh është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi theksoj se kjo nuk ka të bëjë me shqiptarët, (përkundrazi ndjeva dëshirën t'jua shpreh këtë në respekt të dashurisë që kam për ju dhe për respektin që ju keni treguar ndaj meje), por i adresohet totalisht produksionit... Faleminderit produksioni i Dancing With The Stars. Mirupafshim Tirana, të dua shumë."- ka shkruar aktorja, Almeda Abazi.

ea3e91ee-ae30-434e-8bfd-cf3937191d13.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036981105804443