INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda Abazi flet për herë të parë rreth bebi-t dhe tregon detaje interesante! Ja cilit nga prindërve i ngjan më shumë

Almeda Abazi flet për herë të parë rreth bebi-t dhe tregon detaje interesante! Ja cilit nga prindërve i ngjan më shumë

Publikuar më: 19:27 08-05-2019

Almeda Abazi është bërë së fundmi nënë e një djaloshi, të cilin së bashku me partnerin e saj Tolgahan kanë vendosur ta quajnë Efehan.

Ne kemi parë edhe fotot e para pas lindjes së çiftit, me bebin në krahë dhe dukeshin më të lumtur se kurrë.

Gjatë një prononcimi për median turke ''UçanKus Tv'', e cila e kapi çiftin teksa po dilte nga spitali, kur u pyetën se kujt i ngjante bebi, Almeda ka reaguar direkt duke thënë:

“Unë linda një Tolghan. Kur ma dhanë në krahë dhe e pash i thash madje, po ky qenka fiks si ty.”

Gazetarët e pyetën nëse ndihej sadopak xheloze dhe Almeda u shpreh se nuk ndihej fare pasi Tolghan është një dhuratë nga zoti për të.

Ndër të tjera Almeda zbuloi se fëmija jo vetëm që i ngjante si pamje të atit, por kishte dhe të njëjtin grup gjaku si ai, 0+.

Ndërsa përsa i përket rritjes së bebit, çifti u shpreh se nuk do të merrnin një dado, pasi Almeda do të kujdesej vetë për fëmijën.

tlga.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094