Në datën 5 Maj, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një djali të vogël të quajtur Efehan.
Edhe pse të lumtur dhe krah për krahu me njëri-tjetrin, çifti nuk na e dha mundësin për të parë nga afër portretin e djaloshit dhe mesa duket çdo gjë paska qenë e planifikuar.
Aktorët kanë realizuar setin e parë fotografik të të voglit, detajet e të cilit Almeda i ka treguar në “Instastory” dhe mund të themi se janë gati për të na e prezantuar.
Nga fotot e shpërndara duket se ata e kanë vendosur djalin në një kolltuk të vogël, ndërsa pranë kolltukut qëndron një tavolinë dhe dy kuaj prej druri.
Almeda duket e lumtur nga fotot dhe falënderon bashkëpunëtoret e saja për punën e mrekullueshme.