Ish- missi dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi para pak muajsh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur tashmë.
Derisa fëmija të vijë në jetë, Alemda po e shijon çdo sekondë të shtatzënisë dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instatory një foto ku tregon se e ka gjetur sozinë e bashkëshortit, Tolgahanit. Almeda ka bashkuar foton e tij me atë të një maceje, teksa të dy kanë bërë të njëjtën mimikë fytyre, me kokën e ulur dhe sytë përtokë, siç mund ta shihni më poshtë.