Almeda Abazi tashmë është më pranë se kurrë lindjes së bebit të saj të parë.
Ish-miss shqiptar ka ndarë me ne shumë momente të ëmbla gjatë shtatzënisë, që së bashku me aktorin Tolgahan Sayisman po e presin me kaq gëzim.
Ata kanë vendosur që bebin ta quajnë Efehan, një emër i veçantë sipas traditave.
Pak çaste më parë Almeda ka ndarë disa pamje të dhomës së bebushit të saj.
Nga videoja arrijmë të dallojmë se mbizotëron ngjyra e bardhë dhe blu.
Krevati është madhështor brenda të cilit qendron një elefant. Ky simbol i elefantit mund të jetë edhe një paralelizëm me emrin e djalit.
Duket pra se gjërat janë bërë më së shumti gati me Almedën që nuk po i mban vendi nga gëzimi.