INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda Abazi nuk ka kohë të humbë: ‘’Pas lindjes së djalit, menjëherë do të...’’

Almeda Abazi nuk ka kohë të humbë: ‘’Pas lindjes së djalit, menjëherë do të...’’

Publikuar më: 17:37 03-05-2019

Almeda Abazi është një nga personazhet më të dashura për publikun shqiptar.

Së fundmi, ne e kemi ndjekur modelen dhe moderatoren e famshme gjatë shtatzënisë së saj të ëmbël, ku nuk kanë munguar fotot dhe intervistat.

Ajo dhe partneri i saj, aktori Tolgahan, do të bëhen prindër për herë të pare të një djali që kanë vendosur ta quajnë Efehan. Pritja e bebit, sigurisht që e ka lënë Almedën në periudhë qetësie përsa i përket karierrës së saj.

Megjithatë, modelja e njohur duket se nuk do të marrë atë pauzën që çdokush merr pas shtatzënisë. Ajo ka deklaruar se shumë shpejt pas lindjes së djalit do t’i rikthehet punës siç raporton edhe “tring.al”.

Si duket Almeda tashmë i ka marrë propozimet për projektet e ardhshme dhe ndoshta së shpejti do të na zbulojë diçka konkrete për karrierën e saj.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003385066986084