Shprehja "të bukura siç i ka bërë nëna" duket se nuk vlen më për bukuroshet shqiptare të ekranet dhe jashtë tij.
Një rast i tillë fatkeqsisht është edhe ai i Almeda Abazit, vajzës e cila në vitin 2008-të u kurorëzua si më e bukura e Shqipërisë. Ndonëse jo shumë pjesë e showbizit shqiptar, Almeda ka tërhequr këto ditë vëmendjen tonë. Me konkretisht bëhet fjalë për një foto të publikuar në Instagram nga mikesha e saj, balerina Isida Mollaymeri.
Siç mund ta shihni edhe vetë, ka një ndryshim të madh mes tipareve të Missit në foton më lart, nga ato të postuara së fundmi nga vetë Almeda. Një hundë e re nuk i prish punë askujt, përkundrazi. Por pse vallë vajzat tona e kanë kaq të vështirë të pranojnë ndërhyrjet e tyre. Ne vërtetë nuk kemi lidhje me "Vipat e Bllokut", ama disa gjëra nuk na shpëtojnë për kollaj!