Almeda Abazi është padyshim një nga mamatë më të reja dhe krenare në botën e showbiz-it.
Vetëm pak javë më parë moderatorja së bashku me partnerin Tolgahan u bënë prindër të një vogëlushi I quajtur Efehan.
Ne ende nuk kemi mundur ta shohim fytyrën e tij dhe pse disa postime të Almedës na kanë bërë të dyshojmë se së shpejti do të kemi një set fotografik prej tij.
Ndërkohë së fundmi, në kuadër të festës së Fitër Bajramit Almeda ka bërë një postim mjaft të ëmbël në Insta Story ku shfaqet me Efehanin në krahë dhe ka uruar përzemërsisht të gjithë besimtarët myslimanë.
“Gëzuar Bajramin” – shkruan ajo duke e shoqëruar dhe me emoj-in e një fluture në ngjyrën blu.