Në datën 5 Maj, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një djali të vogël të quajtur Efehan.
Ndërkohë që po shijon të qenit nënë, Almeda Abazi ka vendosur të ndajë disa sekrete mëmësie me ndjekësit në Instagram.
Së fundmi, ajo ka postuar në Instastory një pyetësor “Ask me a question”, ku ka zbuluar se shtoi 16 kilogramë dhe arriti të rrëzojë 8 prej tyre menjëherë pas lindjes.
Ajo zbuloi se këto kilogramë i humbi vetëm me gjidhënie pasi ende nuk e ka nisur dietën dhe palestrën, gjithashtu tregoi se djalit i flet vetëm shqip, pasi do t’i mësojë gjuhën e saj, përpos asaj turke që me siguri Efehani do ta mësojë nga babi.