INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Almeda Abzai reagon ashpër,

Almeda Abzai reagon ashpër, "të neveritshme"

Publikuar më: 17:39 02-11-2017

Ditën e sotme ka pushtuar mediet  turke lajmi se Almeda Abazi ka shkuar në xhirimet e filmit "Perla e zezë" për të parë Tolgahan Sayisman kur të puthej me aktoren Hande Erçel.

Thuhet se fansat e kanë shtyrë Almedën ta ndërmerrte këtë veprim duke i thënë "Puthja është e rrezikshme, kujdes". Megjithatë pasi ky lajm mbushi sot mediat e portalet turke, ka ardhur reagimi i Almedës.

Miss-i shqiptar me anë të një statusi ka reaguar ashpër ndaj këtyre lajmeve duke i quajtur "të neveritshme" dhe se ajo kishte shkuar në xhirimet e filmit të Tolgahan thjesht për vizitë, jo për të parë kur të puthej me Hande Erçel, shkruan xing.al.

"Kushdo që e ka bërë këtë lajm të neveritshëm, dijeni që nuk bëhet lajm vetëm që të lexohet. Jeni të neveritshëm!

1.Partneri im. Që kur është bërë për lajm vizita në punën e partnerit?

2.Kam ndenjur deri në mëngjes në xhirime sepse nuk rrija dot vetëm në shtëpi. Shkova të shikoja "skenën e çajit me Azizin".

3.Unë e di shumë mirë me kë jam martuar. A nuk ka ardhur koha të hiqni dorë nga lajmet budallalliqe të xhelozisë?", shkruan Almeda.

54457-640-0-59fb38d83abc9.jpg54462-640-0-59fb38d83be27_1.jpeg54461-640-0-59fb38d83b905.png

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057