Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Ata kanë mirëpritur ditën e sotme në jetë vajzën e tyre, të cilën sikurse kishin treguar më parë e kanë quajtur Alina. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktori turk përmes një statusi në Instastory, ku shprehet shumë i lumtur. Sakaq, Almeda ende nuk ka reaguar.
“Brenda meje është rritur një dashuri e pakushtëzuar. Mirësevjen në jetë princeshë ALINA. Na solle gëzim të gjithëve!”- shkruan ai.
Kujtojmë se dyshja kurorëzoi me martesë dashurinë në vitin 2017, ndërsa në 2019 u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Tashmë familja u kompletua me Alinën. Shumë urime për ta.