Pak ditë më parë modelja Almeda Abazi së bashku me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi një djalë që çifti vendosi ta pagëzonte me emrin e veçantë Efehan. Në fillim çifti preferoi të mos publikonte asnjë foto të vogëlushit por siç dhe duket është "dorëzuar" .
Tolghan ka pozuar me foshnjen duke fjetur në kraharorin e tij.
“Fjalët nuk mjaftojnë”- shkruan ai në foton e ëmbël duke treguar se fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur atë që ia ndjen pas lindjes së djalit.