Në datën 5 Maj, aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër të një djali të vogël të quajtur Efehan.
Edhe pse të lumtur dhe krah për krahu me njëri-tjetrin, çifti nuk na e dha mundësin për të parë nga afër portretin e djaloshit, por gjërat duken se kanë ndryshuar me mbushjen e 1 mujorit të tij.
Almeda ka bërë publike dy foto mjaft të adhurueshme në Instagram-in e saj paka më parë, të cilat duhet thënë se janë mjaft të adhurueshme. Një ditë më parë ka publikuar një foto edhe Tolgahan dhe nga krahasimi i të dyja fotove duhet thënë se vogëlushi i ngjan pak më shumë mamasë.