Ish- missi dhe moderatorja shqiptare Almeda Abazi para disa ditësh dha lajmin e gëzueshëm që është shtatzënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman po presin fëmijën e tyre të parë dhe e kanë ndarë me publikun lajmin e bukur.
Ditën e sotme bukuroshja shqiptare ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që pritet të sjellë në jetë. Almeda dhe Tolgahan do bëhen me djalë. Çifti ka mbajtur një festë me familjarët dhe miqtë e disa foto e video nga festa i ka postuar Almeda e cila shkruan në një prej postimeve: "Është djalë".