Aktori turk shumë i dashur për publikun shqiptar, Tolgahan Sayisman do të vizitojë Kosovën. Ky lajm është bërë i ditur ditën e sotme nga burime të gazetës “Express”,ndërsa Tolga dhe Almeda nuk kanë bërë të ditur këtë fakt për publikun. “Express” ka mësuar se Tolga do të vijë bashkë me Almedën dhe djalin e tyre Efehan.
Familja do të vijë të mërkurën dhe në orën 11:00 do të mbajnë në Prishtinë një konferencë për shtyp. Mesa duket çifti po sjell një projekt shumë të madh, detajet e të cilit do të mësohen në konferencën që do të mbahet në Ministrinë e Kulturës. Tolga dhe Almeda do të vizitojnë gjithashtu dhe qytetin e Prizrenit.