Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë padyshim një nga çiftet e preferuar të publikut, çdo e re mbi ta përbën interes e janë të shumë komentuar në media e rrjete sociale ku edhe ndiqen shumë nga fansat shqiptar dhe turk.
Mbrëmjen e sotme vëmendjen e ka marrë një postim i Almedës në Instastory e cila shihet duke parë ndeshjen Serbi-Brazil e siç duket modelja është fanse e flaktë e Neymarit. Ajo ka postuar një video ku filmon Neymarin dhe e ka etiketuar atë duke i shkruar: "Neymar a je njeri shpirt?".
Pak minuta më pas i dashuri i Almedës postoi një foto shumë domethënës... një foto shumë serioze që të lë të nënkuptosh se po mundohej t’ja bënte të qartë Almedës se ai është aty.
Gjithsesi ata janë një çift fantastik dhe me siguri këto keqkuptime nuk kanë pse të ndodhin... të gjithë e kanë një f futbollist të preferuar.