Në prag të festave Alpha Bank ka vendosur sërisht të gëzojë shumë familje në nevojë. Ashtu siç ka bërë për 17 vjet në vendin tonë edhe këtë fundvit ka vendosur të ofrojë për 250 familje paketa ushqimore. Shpërndarja në Tiranë u bë në një nga qëndrat multidisiplinare ku përfituan ndihma ushqimore dhjetra familjë në nevojë dhe pensionistë.
Në aktivitet morri pjesë dhe Drejtori i Alpha Bank, Periklis Drougkas, i cili ka dhënë disa mesazhe shumë kuptimplotë.
Ai tha se në këto ditë festive jemi si një familje dhe në ditë të tilla donin të shikonim vetëm fytyra të lumtuar rreth nesh.
“Një proverb thotë se bamirësia fillon nga shtëpia jonë. Sot në të gjithë Shqipërinë po ndodh kjo që po ndodh këtu, po shpërndajmë paketa ushqimore e këtë do ta vijojmë çdo ditë. Ne shpërblehemi me buzëqeshjen tuaj,” ka shtuar Drougkas.
Në këtë akt bamirësie morri pjesë dhe Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj i cili shprehu mirënjohje për këtë kontribut të Alpha Bank dhe ndau dhe disa fjalë për të varfërit ku iu tha se varfëria nuk është arsye për tu dorëzuar.
Erion Veliaj përmendi dhe rëndësinë e kontributin e Alpha Bank Albania në projekte të rëndësishme të ndërmarra nga Bashkia Tiranë dhe jo vetëm, ku vlen të përmendet pjesmarrja në iniciativën “Adopto një çerdhe”, “Mbill një pemë”, “Palestra në natyrë” pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, etj. Ai shtoi se nën shembullin e Alpha Bank mund të veprojnë dhe kompani dhe individë të ndryshëm që në fundvit të gjithë të kalojnë sa më mirë.
Alpha Bank operon në Shqipëri që prej vitit 1998 dhe mbështet tregun shqiptar me një gamë të gjerë shërbimesh dhe produktesh për individë, biznese te vogla dhe të mesme dhe korporata nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh dhe kanalesh alternative si ATM, pika të pagesave me kartë POS, internet dhe web banking.