INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alpha Bank inauguron ambientet e reja të degës në qytetin e Korçës

Alpha Bank inauguron ambientet e reja të degës në qytetin e Korçës

Publikuar më: 12:57 20-09-2017

Alpha Bank Albania inauguroi ambientet e reja të degës në qytetin e Korçës. Në ceremoni ishin të ftuar z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, autoritete të tjera vendore si dhe klientë dhe bashkëpunëtorë të degës Korçë.

Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, z. Periklis Drougkas, gjatë fjalës së tij përshëndetëse, tha “Përgjatë këtyre 11 viteve që Alpha Bank Albania është prezente në Korçë, më shumë se 9000 klientë individë dhe biznese, i kanë besuar produkteve dhe shërbimeve tona të shumta; prandaj ne përpiqemi që të ofrojmë gjithnjë shërbime të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë që klientët tanë kanë, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm, së bashku!”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, theksoi rëndësinë që Alpha Bank Albania ka për komunitetin e biznesit në qytetin e Korçës dhe më gjerë, duke ndihmuar gjithashtu familjet që të rrisin standardin e tyre të jetesës.

Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 240 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjerë degësh në vend dhe kanale të tjera alternative, si 50 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe më shumë se 1 200 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).

Article Logic
Execution time: 0.0038070678710938