Altin Basha regjisori i “Portokalli” ka qenë kohët e fundit në qendër të vëmendjes për largimet që kanë ndodhur nga emisioni i humorit por edhe përplasjet me disa prej aktorëve. Sipas “G.SH” Basha ka folur sërish mbi largimet nga “Portokalli”-a ku një ndër më të rëndësishmit ka qenë edhe ai i Ermal Mamaqit.
”Ermali u largua nga Portokallia për fustanet e nuseve, i pëlqeu më mirë biznesi, nuk pati asnjë problem. E ka maksimizuar veten në atë emision, emisionin e ka mirë, e ka interesant. Në Portokalli i është dukur sikur është në mes të buqetës, ndoshta më i eklipsuar. Por nuk ka probleme në këtë pikë, se ka shumë diskutime që unë kam përzënë shumë njerëz nga Portokallia.Në fakt ikin njerëzit që nuk mbajnë presionin, kjo është gjithë ideja, dhe kur ulet performanca. Unë s’jam një person i interesuar që të heq aktorët e mirë nga emisioni se nuk kam asnjë interes. Unë kam interes t’i kem aty”,- është shprehur Basha.