Largohet nga detyra Altin Qato, drejtor i Policisë së Elbasanit prej gati dy vitesh. Vendin e tij do ta zërë Arjan Muça, shefi i Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, i cili gjatë qeverisjes Berisha drejtori operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit gushtin e 2009-s, kur u vranë 4 efektivë të policisë në Durrës.
Altin Qato ka mbajtur detyra të larta në Policinë e Shtetit gjatë viteve të fundit.
Para se të komandohej drejtues në Policinë e Elbasanit, ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ndërkohë që ma parë ka qenë edhe drejtor në Drejtorinë Kundër Krimit. Qato ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Beratit si edhe të Shkodrës për disa vite.