Vdekja e reperave po bëhet e shpeshë në Amerikë. Pas vrasjes së xxxtentation, për një tjetër reper po flitet se a vdekur.
Rich the Kid i la fansat kuriozë për sigurinë e tij lidhur me sërë postimesh shqetësuese të bëra në rrjetin social Instagram, shkruan DailyMail.
Rich Kid fshiu të gjitha postimet e bëra në këtë rrjet social, duke lënë vetëm një imazh ku shkruhej “R.IP, Rich the kid ,1992-2018”
“Faleminderit të gjithë fansave dhe familjes time për gjithçka”, shkruante ai në vazhdimin e postimit.
Këto postime kanë bërë fansat të dyshojnë nëse janë të vërteta, apo të bëra qëllimshëm nga reperi për të tërhequr vëmendje.
Në më pak se një muaj më parë, Rich the Kid u shtrua në spital pas një grabitje të armatosur në shtëpinë e të dashurës Tori Brixx.
Megjithatë mendohet se kjo është mënyra e fudnit që ata përdorin për të tërhequr vëmendje.