INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Alumini shkak i Alzajmer. Akumulohet në trurin e personave [Video]

Publikuar më: 16:35 19-12-2016

Alumini shkakton sëmundjen Alzajmer. Gjetjet e reja konfirmojnë faktin se metali luan një rol të rëndësishëm në këtë sëmundje shkatërruese të trurit. Një lidhje midis aluminit dhe sëmundjes Alzajmer ka ekzistuar prej kohësh. Por mungesa e provave ka bërë që komuniteti shkencor të mbetet i pasigurt për rolin e tij. Megjithatë, Profesor Chris Exley, nga Universiteti Keele, thotë se hulumtimi i tij i fundit konfirmon se ai me të vërtetë luan një rol në rënien e njohjes. Studimi i tij tregon se përmbajtja e aluminit te indet e trurit te individët të cilët zhvillojnë sëmundjen Alzajmer në moshen gjashtëdhjetë vjeçare apo edhe në moshë më të vjetër është me e madhe sesa te individët e së njëjtës moshë, që nuk e kanë këtë sëmundje. Nivele edhe më të larta të aluminit janë gjetur në trurin e individëve, të diagnostikuar me një formë të fillimit të sëmundjes Alzajmer te personat, që kanë patur ekspozim jashtëzakonisht të lartë ndaj aluminit në mjedisin apo në ambjentin e punës së tyre. Para sëmundja Alzajmer ka një moshë shumë më të hershme fillimi , për individët të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj niveleve jashtëzakonisht të larta të aluminit në jetën e tyre të përditshme. “Nuk besoj se është faktori i vetëm, por unë mendoj se është një factor i rëndësishëm cili duhet të merret shumë seriozisht”-thotë studiuesi Exley. Sëmundja familjare Alzajmer është një formë e hershme-fillimi e sëmundjes me simptomat e para që ndodh më shpejt se mosha 30 apo 40 vjeç. Ajo është shumë e rrallë, ndoshta 2-3 për qind e të gjitha rasteve të sëmundjes Alzajmer.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992