INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alzheimer, ja përse gratë janë më të rrezikuara

Alzheimer, ja përse gratë janë më të rrezikuara

Publikuar më: 11:54 23-07-2019

Gratë janë më të rrezikuara të vuajnë nga sëmundja e Alzheimer. Një studim i fundit ka shpjeguar arsyen se përse gjinia femërore është më e riskuar.

Sipas ekspertëve amerikanë cdo gjë ka të bëjë me trurin, lidhja që ekziston në disa pjesë të trurit, aty ku formohet proteina tau përgjegjëse për pllakat të cilat grumbullohen së bashku me sëmundjen dhe në disa gjene.

Deri më tani është menduar se gratë janë më të predispozuara të vuajnë nga Alzheimer për shkak sepse jetojnë më gjatë se burrat.

Por studimi i fundit e hedh poshtë një hipotezë të tillë.

Mjekët amerikanë kanë analizuar me qindra rezonanca magnetike që i përkisnin burrave dhe grave. Ata hulumtuan shprëndarjen e proteinës tau e cila së bashku me proteinën amiloide mund të formojnë përbërje toksike të cilat vrasin qelizat cerebrale duke shkaktuar probleme me kujtesën.

Ekspertët zbuluan se ka diferenca të dukshme tek gjinitë sa i përket shpërndarjes sq proteinës tau në tru.

Gratë kanë një lidhje më të mirë mes zonave të trurit ku formohet kjo protein, cka i bën gratë më të rriskuara nga shpërndarja e shpejtë e proteinës tau cka con në një degjenrim kognjitiv.

Një tjetër studim nxori në pah prezencën e disa gjeneve specifike tek gratë dhe burrat të cilat mund të jenë të lidhura me sëmundjen e Alzheimer.

Të dyja zbulimet mund të ndihmojnë mjekët për të ditur risqet me të cilat do të përballen por edhe sesi të gjejnë mjekimet e duhura për të ndihmuar pacientët.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775